close

FRANCË-GJERMANI: PROJEKTOHEN AEROPLANËT E RINJ USHTARAK

Franca dhe Gjermania do të nënshkruajnë një marrëveshje me vlerë 65 milionë euro, e cila do të financohet nga dy vendet në dy vjetët e ardhshëm, në projektin e përbashkët për të dizajnuar gjeneratën e ardhshme të aeroplanëve luftarakë.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel njoftuan për herë të parë planet për një sistem të ri aeroplanësh luftarak në korrik të vitit të kaluar, ku do të përfshijë aeroplanët luftarakë dhe një varg mjetesh të ngjashme luftarake, duke përfshirë dronët. /Agjencitë/