close
Bota

FRANCË: PRESIDENTI MACRON GODITET NË FYTYRË

D1986CE4-94D7-4721-B941-4363D31AD2E8

PAS INCIDENTIT DY TË ARRESTUAR


Presidenti i Francës, Emmanuel Macron është goditur me shuplakë në fytyrë derisa ai po zhvillonte një vizitë zyrtare në juglindje të Francës. Në mediat sociale është duke qarkulluar një video në të cilën është regjistruar incidenti. Pasi Macron afrohet të përshëndesë një grup të qytetarëve, një burrë e godet atë në fytyrë. Oficerët e sigurisë reagojnë shpejt derisa presidenti tërhiqet larg. Gjatë sulmit ndaj Macroni u dëgjua brohorima “Poshtë Macron-izmi”. Mediat franceze raportuan se dy burra janë arrestuar pas incidentit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia