close

FRANCË: SHPËRTHEN BOMBOLA E GAZIT NË NJË UNIVERSITET

Një shpërthim i fuqishëm ka shkaktuar zjarr masiv të enjten në një ndërtesë universitare në Lion të Francës. Media lokale tha se ndërtesa në kampusin La Doua, në Villeurbanne, shërben si bibliotekë shkencore. E gjithë zona është evakuuar dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje.

Burime nga policia dhe Universiteti thanë për agjencinë e lajmeve “Reuters” se po kryheshin punime në çatinë e godinës dhe se shpërthimi i një bombole gazi ishte bërë shkak për nisjen e zjarrit. Deri më tani raportohet për tre persona të plagosur. /Agjencitë/