close

FRANCË: “XHAKETAT E VERDHA” VAZHDOJNË ME PROTESTËN MASIVE

Mijëra protestues kanë hyrë në javën e trembëdhjetë të protestave në Francë, duke rritur kështu presionin ndaj presidentit Emmanuel Macron.

Protestuesit e njohur si “Xhaketat e Verdha” kanë marshuar të shtunën në Paris ku ndodhën disa përleshje dhe përballje me autoritetet e rendit, si dhe një protestues lëndoi dorën me një eksploziv të vogël.

Protestat masive në Francë filluan në mes të muajit nëntor të vitit të kaluar, kundër ngritjës së cmimit të naftës dhe më pastaj rezultoi me rritjen e pakënaqësisë ndaj qeverisjes së Macronit. /Agjencitë/