close
Bota

FRANCË: ZJARR NË NJË RESORT TURISTIK

fire-640×360

Një zjarr i fuqishëm përfshiu mëngjesin e së dielës një resort turistik dimëror në juglindje të Francës, duke vrarë 2 persona dhe plagosur 22 të tjerë. Sipas mediave lokale, flakët përfshinë tre ndërtesa dhe u desh ndërhyrja e 70 zjarrfikësve që situata të vihej nën kontroll.

Ekipet e shpëtimit përdorën shkallë për të nxjerrë njerëzit nga dritaret e ndërtesave trekatëshe, ndërsa të tjerë u hodhën vetë pa pritur mbërritjen e tyre. Burimet mediatike raportojnë se godinat e përfshira nga zjarri shërbenin si pika qëndrimi për rreth 60 punonjës të resortit në lokalitetin Kurshevel. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia