Maqedonia edhe më tej gjendet në grupin e vendeve pjesërisht të lira sipas raportit më të ri të Fridom Haus “Liria në Botë”. Nga vendet e rajonit Maqedonia gjendet pas Slovenisë, Greqisë, Kroacisë dhe Bullgarisë. Në fqinjësi sipas rejtingut Maqedonia rangohet më mirë vetëm nga Kosova dhe Bosnjë Hercegovina.
Në raportin më të ri të Freedom House “Liria në botë 2019”, Maqedonia edhe më tej vazhdon të gjendet në grupin e shteteve pjesërisht të lira. Në këtë grup ndodhen edhe vendet e rajonit si Shqiperia, Bosnjë Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Serbia ka rënë nga vend i lirë në vend pjesërisht i lirë për shkak të parregullsive zgjedhore dhe fushatën kundër gazetarëve të pavarur, dhe përqendrimit jo kushtetues të pushtetit në duart e presidentit Aleksandër Vuçiq.
Gjithashtu edhe Hungaria ka rënë nga grupi i vendeve të lira në pjesërisht të lira për shkak të sulmeve të vazhdueshme në institucionet demokrate të vendit nga ana e partisë Fides ndaj kryeministrit Viktor Orban, duke ndikuar në media, grupet fetare, akademinë, organizatat joqeveritare, gjykatat dhe sektori privat. Në grupin e vendeve të lira në rajon hyjnë Bullgaria, Kroacia dhe Rumania. Nga 195 vende, 86 ose 44 për qind janë vlerësuar si të lira, 59 ose 30 për qind për pjesërisht të lira dhe 50 ose 26 për qind vende jo të lira.
Nga 195 vendet e vlerësuara nga Freedom House, 86 janë të lira, 59 pjesërisht të lira dhe 50 jo të lira. Në grupin e parë bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar e të tjera, ndërsa në fund të listës, më së paku të lira janë: Siria, Sudani Jugor, Eritrea, Turkmenistani dhe Koreja e Veriut. /Klan Maqedoni/