close
measles-spot

Bajrami: ISHP nuk ka asnjë të regjistruar me fruth


 

Ditëve të fundit numri i të prekurve nga fruthi në rajon dhe më gjerë është rritur. Sipas mjekut pediatër Sani Bajrami, Instituti i Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë, dhe njësia rajonale e Tetovës për momentin nuk ka të regjistruar fëmijë i cili është i sëmurë me fruth.

Evropa ka parë rritje masive të rasteve të fruthit në vitin 2017. Organizata Botërore e Shëndetësisë kohë më parë ka njoftuar se bëhet fjalë për 400% rritje, përkatësisht për mbi 20,000 njerëz të infektuar, krahasuar me 5,273 në vitin 2016. Nga të infektuarit, 35 kanë vdekur. Sipas OBSH-së, shifrat janë tragjedi. Ditëve të fundit numri i të prekurve nga fruthi në rajon dhe më gjerë është rritur. Sipas mjekut pediatër Sani Bajrami, për momentin Instituti i Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë nuk ka të regjistruar fëmijë me fruth.

‘Edhe Instituti i Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë, edhe njësia rajonale e Tetovës për momentin nuk ka të regjistruar fëmijë i cili është i sëmurë me fruth i cili është i paraqitur ose i regjistruar si i tillë, mirëpo nuk do të thotë se mund të ketë ndonjë fëmijë i cili nuk është detektuar apo diagnostifikuar ashtu siç duhet, por mund të jetë i sëmurë.’

Sipas Bajramit, detektimi i kësaj sëmundje është pak delikat sepse periudha e inkubacionit deri në shfaqjen e karakteristikave klinike të fruthit kalon një periudhë nga 10-16 ditë.  Por ajo që e bën që kjo sëmundje të vërehet është faza e dytë apo shenjat që vërehen në atë fazë.

‘Në hapësirën e gojës, në pjesën e sipërme të qiellzës, paraqiten njolla me ngjyrë rozë, ndonjëherë në madhësinë e kokrrës së misrit, pas 2-3 ditëve paraqiten në hapësirën molare të dhëmbit paraqiten njolla klinike, pastaj shenja të koplikut të cilat janë shenja patologjike e fruthit.’

Përndryshe, sëmundja e fruthit nuk ka një mjekim të veçantë, ajo kalon spontanisht, mirëpo është shumë i rëndësishëm paravaksinimi. Të prekurit nga fruthi duhet të izolohen nga të tjerët dhe të mjekojnë simptomat shoqëruese të tij, siç janë temperatura, rrufa, dhimbja e fytit, dhimbja muskulare dhe të tjera. /B. J. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia