close

“FSHESA” PËR  DREJTORË TË INSTITUCIONEVE PUBLIKE

Janë shkarkuar drejtorët e  MEPSO, ELEM dhe institucioneve tjera


Pas rikonstruktimit të qeverisë, në radhe për dorëheqje arritën edhe 30 drejtorë të ndërmarrjeve publike. Kryeministri Zoran Zaev sot propozoi shkarkimin e drejtorëve të kompanive më të mëdha, si ELEM dhe MEPSO, por edhe të “Rrugëve të Maqedonisë”, “Hekurudhave të Maqedonsë”, Byrosë për furnizime publike dhe të tjera. Me dorëheqje do të përballen edhe udhëheqësit e institucioneve më të vogla nga fusha e ekonomisë, shëndetësisë, dhe kulturës. Edhe partneri i koalicionit BDI pohon se ndryshimet janë të nevojshme.

Udhëheqësit e institucioneve, që tashmë 10 vite qëndrojnë në funksione, u përballën me “fshesën” e kryeministrit Zoran Zaev. Në listën e gjatë u lexuan edhe emrat e drejtorëve në sistemin energjetik.

“Ndërmarrja publike për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale “Makedonija Pat” Shkup, drejtori Gajur Kadriu, institucioni shëndetësor publik Shtëpia e Shëndetit Shkup – Zllate Mehmedoviq, SHA MEPSO, drejtor dhe kryetar i bordit drejtues – Sasho Vasilevski, Klinika universitare për Gjinekologji dhe Akusheri, drejtori ekonomik Valon Bela, Shoqëria aksionare për prodhimin e energjisë elektrike, Elektranat e RMV, drejtori dhe kryetari I bordit drejtues Dragan Minovski.”-tha Kryeministri Zoran Zaev.

Kryeministri Zoran Zaev pohon se kuadri udhëheqës me të cilin qeveria “do të përshëndetet”, nuk do të jetë në listën për emërime të reja.

“Jo, tani për tani nuk ka. Unë thashë për disa persona, por unë nuk jam qeveria, qeveria është ajo që vendos, ministër është ai që vendos, bordi mbikqyrës, unë jam njeri demokrat, njeriu i parë i pushtetit ekzekutiv, kjo është ajo që unë vetëm e propozova.”-shprehet Kryeministri Zoran Zaev.

Zëvëndëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani tha se ndryshimet kadrovike, për të cilat u bisedua sot në seancën e qeverisë, janë të nevojshme që të ndryshohet fokusi i punës së institucioneve.

Arsyet për shkarkimin, siç theksoi Zaev, janë nga më të ndryshmet, jorealizim i investimeve kapitale, transparencë e pamjaftueshme, mosrespektim i kërkesave, menaxhim i dobët. Disave prej tyre do tu ofrohen funkione të reja”.  /Verica Dimitrijevska/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!