Fundoset varka turistike në Itali, tre të vdekur dhe një i zhdukur

Të paktën tre persona kanë vdekur pasi një varkë me më shumë se 20 pasagjerë, përfshirë turistë, u fundos nga erërat e forta në liqenin Maggiore në veri të Italisë, thonë mediat lokale.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Sipas njoftimeve, një person është ende i zhdukur.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Varka u përmbys mbrëmjen e së dielës mes qyteteve Sesto Calende dhe Arona, thonë mediat italiane.

Shërbimi zjarrfikës i Italisë tha se 19 persona ishin të sigurt, por kërkimi i tyre vazhdoi për të zhdukurit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Pesë persona u dërguan në spital pasi u shpëtuan. Raporte të pakonfirmuara në mediat italiane thonë se pasagjerët e anijes ishin britanikë, italianë dhe izraelitë.

Attilio Fontana, president i rajonit të Lombardisë, tha se “incidenti shumë i rëndë” ndodhi për shkak të motit të lig.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share