close
Top LajmeVendi

FUNDVITI NË SHKUP: TREGTARËT-FUQIA BLERËSE NË RËNIE

Screenshot_1

Qytetarët me dëshira për standard më të lartë jetësor


Edhe gjatë ditës së sotme tregjet e Shkupit janë të stërmbushur me mallëra e produkte uhqimore. Tregtarët ankohen se këtë vit më së shumti është ndjerë varfëria, kurse qytetarët me shpresë se viti i ri 2019 do të jetë një vit më i mbarë dhe më i begatë.

Në ditën e fundit të vitit 2018, në tregjet e Shkupit, vërehet një frekuentim më i madh i njerëzve. Tregtarët ankohen se në krahasim me vitin e kaluar ndjehet rënie e fuqisë blerëse të qytetarëve.

“Po ndjehet shumë. Unë jam këtu 25 vite në këtë treg. Vitet kur kishte mallëra kanë humbur, njerëzit këtu nuk mund të kalonin. Ky vit është shumë i dobët”

“Njëjtë është edhe njëjtë do të mbetet”

Edhe tregtarët por edhe qytetarët presin që viti 2019 të jetë një vit I mbarë. Ata thonë se për shkak të mjeteve të pamjaftueshme financiare, natën e ndërrimit të moteve do ta presin në ambiente familjare.

“Tani vjen Viti i Ri, Krishtlindja, njerëzve u duhet bekimi që viti të jetë më i mirë. Të mos ketë luftë, përçarje, të jemi bashkë. Të jemi të pranuar në botë, të mos vrapojmë pas pasaportave bullgare.”

“Së pari të ketë shëndet. Para na japin shumë pak… Shpresojmë se do të ketë gjëra më të mira. Në shtëpi, atmosferë shtëpiake. Nuk kemi para të shkojmë diku jashtë”

“Presim të përmirësohet diçka. Politikanët shumëçka premtuan, të bëjnë diçka për të rinjtë”

Mirëqenie, mbarësi, shëndet dhe prosperitet dhe një standard më të lartë jetësor janë vetëm disa nga dëshirat e qytetarëve në prag të natës më të hareshme të vitit. /Verica Dimitrijevska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia