close

FUSHATA “RESPEKTO – MOS URRE”

Asociacioni i Mediave te Shtypura ne Maqedoni, me moton “Rrespekto, mos urre” nis fushaten per te ngritur vetëdijen e gazetareve dhe perdoruesve te rrjeteve sociale kunder perdorimit te gjuhes se urrejtjes, per te cilen, sipas tyre, duhet te gjendet nje menyre per ta parandaluar.

Përdorimi i gjuhës së urrejtjes, veçanërisht nëpër rrjetet sociale, shpehshherë ka ngritur sheqetësime në opinion. Me qëllim që të luftohet kjo dukuri Asociacioni i Mediave të Shtypura, ka nisur një fushatë senzibilizuese kundër kësaj dukurie.

Sipas Dullovit, qellimi i kesaj fushate eshte te gjenden forma permes se cilave mund te parandalohet gjuha e urrejtjes ne rrjetet sociale.

Kjo fushatë – sipas Dullovit – eshtë perkrahur nga shume personalitete publike të sferave te ndryshme te cilet, permes publikimeve qe do te bëjnë neper gazeta dhe neper faqet e tyre ne rrjetet sociale, do te perpiqen te rrisin vetëdijen e qytetareve për mospërdorimin e gjuhës së urrejtjes. /Zana Muhaxhiri-Ramadani/