close
Sport

FUSHATË KUNDËR URREJTJES OSBE-FFMV

OSBE FFM

Urrejtja nuk luan në terrenin tonë


Me moton “Urrejtja nuk luan në terrenin tonë”, është fushata e përbashkët e Federata Futbollistike e Maqedonisë së Veriut dhe OSBE me qëllim që të ftohen të gjithë tifozët në stadiumet e vendit tonë, për anim korrekt dhe të drejt, pa urrejtje, nacionalizëm apo rasizëm. Sekretari i Përgjithshëm i FFMV-së, Filip Popovski dhe ambasadori i OSBE- së, Klemen Koja, shpalosën nismën dhe qëllimin e kësaj fushate.

“Me inicimin e aktiviteteve për ngritjen e ndërgjegjës, në nivel më të lartë të tolerancës, më larg terreneve futbollistike , dërgohet një mesazh deri te tifozët dhe në veçanti tek të rinjët për pasojat e dëmshme nga urrejtje dhe jotoleranca, “ tha mes tjerash Filip Popovski, sekretar përgjithshëm  i FFMV-së.

Amabasadori i OSBE-së  Klemen Koja OSBE- së, tha se qëllimi i fushatës të cilën e nisim sot është që të kontribuojë në përqafimin e karrakterit multietnik të shoqërisë, si dhe largimit të paragjykimeve.

Të ngrit ndërgjegjën në përgjithësi, posaqërisht në mes të tifozëve sportiv dhe të rinjëve , për pasojat e dëmshme dhe kriminale në sport . Që të inkurajojë tifozët e sportit që të anashkalojnë fyerjet diskriminuese, rasiste dhe jotolerante në terrenet futbollistike dhe jashtë tyre, përfshi këtu edhe mediumet sociale . Poashtu të ilustrojë se si animi sportiv dhe i drejt të tifozëve mund të sjell ndryshime pozitive.” tha mes tjerash Klemens Koja, ambasdor i OSBE-së.

Ndryshe në takimin me gazetarët u prezantuan edhe videoklipet në të cilët ishin disa nga yjet e futbollit si Blazhe Iljoski, Visar Musliu, Yllza Maksuti, Toedora Dimovski dhe Gogo Jovçev, të cilët përcollën mesazhin për ngritje të ndërgjegjës dhe mostolerancë ndaj urrejtjes në tribuna. /Shaban Sinani/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia