close

FUSHATË ZGJEDHORE GJATË ORARIT TË PUNËS

Ivanovska: Do të ndjekim administratën publike


Kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska në një intervistë për Radio Evropën e Lirë theksoi se do të bëhen kontrolle se a marrin pjesë të punësurit e administratës publike në fushatë zgjedhore gjatë orarit të punës.

Duke e ditur se keqpërdoren të punësuarit në administratën publike, planifikojmë të bëjmë kontrollime të rastësishme të listave të evidencave për shkuarjen dhe ardhjen në punë dhe do të kryejmë kontrollime se a ka marrë pjesë ndonjë nga të punësuarit në fushatë zgjedhore gjatë kohës së punës.” deklaron Biljana Ivanovska- Kryetare e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit. /Klan Maqedoni/