Me ftesën e klubit të futbollit Renova, sot në Tetovë qëndroi Akademia e futbollit Teuta nga Durrësi, të cilët zhvilluan një ndeshje miqësore. Qëllimi është bashkëpunimi dhe njohja e ndërsjelltë e dy skuadrave që kanë traditë me ekipet e tyre. Këtë e pohuan edhe trajnerët e grupmoshave Dashmir Beari dhe Eduard Curri.
“Unë mendoj që ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen mes dy klubeve, duke pasur parasysh afrimin e gjeneratave të reja mes veti. Mendoj që futbollistët e ri mund të tregojnë më së miri talentin e tyre.”- tha Dashmir Beari-Trajner në KF Renova.
“Qëllimi jonë është që të bëjmë një ndeshje miqësore me ekipin e Renovës , që është një ekip shqiptar po si ne. Atëhere me dashamirësin e këtyre gjithë njerëzve të klubit Renova mendojmë të bëjmë në ndeshje miqësore ku fëmijët të bashkohen me njëri-tjetrin. Qëllimi është që të bashkohen shqiptarët me njëri-tjetrin”-deklaroi Eduard Curri-Trajner i Akademisë KF Teuta.
Akademia e futbollit Teuta nga Durrësi krahas ndeshjes me Renovën një ndeshje miqësore do të zhvillon edhe me moshatrët e tyre të KF Struga në Strugë. /Shaban Sinani/