close

FUTBOLL: AKADEMIJA PANDEV FITUESE E KUPËS

Kupën ekipit fitues ia dorëzoi kryetari Muhamed Sejdini


Ekipi i futbollit Akademija Pandev nga Strumica është fitues i edicionit të 26-të e Kupës së Maqedonisë së Veriut. Akademija Pandev mbrëmë në stadiumin “Toshe Proevski” në Shkup edhe atë vetëm pas ruletit të penaltive, pasi pas kohës së rregullt dhe asaj shtesë ndeshja përfundoi me shifrat e barabarta 2-2. Kupën skuadrës fituese ia dorëzoi presidenti i FFM-së Muhamed Sejdini.

Për skuadrën nga Strumica ishte ky trofeu i parë më i rëndësishëm në historinë e kësaj skuadre dhe ka bërë që tashmë plotë katër skuadra të shpresojnë për atë pozitë të katërt, që njërës prej tyre do i siguronte një vend për në ndeshjet eliminatore të Liga Europa.

Rabotniçki, FC Shkupi, Renova dhe Makedonija GJ.P janë skuadrat që të dielën do të luftojnë me të gjitha forcat për të arritur deri tek fitorja e artë. Tani më pas Shkëndijës, Vardarit dhe Akademija Pandev, skuadra e katërt që do të përfaqësojë vendin në garat europiane do të mësohet të dielën. /Shaban Sinani/