close

FUTBOLL: ARMANDO SADIKU KTHEHET NË ZVICËR

Ai në formë huazimi do të luajë për Luganon


Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë dhe i ekipit spanjoll Levante, Armando Sadiku, në pjesën pranverore të kampionatit do të luajë për Luganos në kampionatin zviceran. Sadiku i ka kaluar me sukses testet fizike, në praninë e mjekëve të klubit të tij, Levantes, dhe do të kalojë në formë huazimi tek ekipi zviceran deri në fund të sezonit, me të drejtën e blerjes së kartonit.

Siç raporton portali “superdeporte.es” në Spanjë, po diskutohen edhe çështjet financiare për blerjen e kartonit, për të mbyllur të gjithë operacionin.

Ky do të ishte rikthimi i tretë për Sadikun në Zvicër tek Lugano, pasi më herët ka qenë në vitet 2012-2014, si dhe në formën e huazimit nga Zyrihu, në vitin 2017. /Agjencitë/