close
Sport

FUTBOLL: BARCELONA KRYESON ME 46 PIKË

Barcelona

Messi shënon rekord  të ri


Në kampionatin spanjoll të La Ligës, skuadra Barcelona rivendosi distancën prej 5 pikësh me ndjekësit më të afër, pas fitores së vështirë ndaj Leganesit.

Përballja në stadiumin “Camp Nou” u mbyll 3-1 për vendasit, të cilëtë  dominuan  gjatë 90 minutave.  Autor të golave për  Barcelonën ishin  Dembele, Luis  Suarez  dhe Lionel Messi . Me këtë gol Messi u bë golashënuesi më i mirë në La Liga në mijëvjeçarin e tretë si zëvendësues, me 22 gola të realizuar. Golin e e nderit për skuasdrën mysafire e shënoi danezi Martin Breithuejt. Në ndeshjet tjera të kësaj jave u shënuan këtë rezultate: Real Betisi – Girona  3-2, Rayo Vallecano – Real Sociedad 2-2 dhe Levante – Valladoild 2-0. Pas javës së 20-të tabelën e kryeson Barcelona me 46 pikë para Atletiko Madridit që ka 41 dhe Real Madriti me 36 pikë.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia