close

FUTBOLL: EGJIPTI ORGANIZATOR I KUPËS SË AFRIKËS

Gara zhvillohet nga 15 qershor deri më 13 korrik


Egjipti do të jetë organizatori i Kupës së Kombeve të Afrikës së vitit 2019, kështu ka vendosur Konfederata Afrikane e futbollit.

Vendi afrikano-verior zëvendëson kështu Kamerunin, që për shkak të vonesave në ndërtimin e infrastrukturës së kërkuar nga Konfederata Afrikane e Futbollit, iu hoq mundësia për të qenë mikpritës i kësaj ngjarjeje.

Krahas Egjiptit konkurrente ishte edhe Afrika e Jugut, por Konfederata e Futbollit Afrikan ia besoi organizimin e turneut “faraonëve” të Mohamed Salah.

Edicioni i këtij vitit do të zhvillohet nga data 15 qershor deri më 13 korrik. Është pikërisht Egjipti që e ka fituar plot 7 herë këtë trofe të kontinentit afrikan. /Agjencitë/