close
Sport

FUTBOLL: GAFURI, SADIKI DHE ABDULLA EDHE NJË VIT NË RENOVË

88D894F7-C727-48BB-89F5-485C7E8BAA03

BASKIM VELIJA TRANSFEROHET TE KF LAÇI NË SHQIPËRI

 

Klubi i futbollit Renova pas ndeshjes  së balotazhit me ekipin e Ohrit ku e siguroi  ekzistencën  në Ligën e Parë, tani më ka filluar me të madhe të përgatitet për sezonin e ardhshëm 2021/2022.  Sa i përket fillimit të përgatitjeve ato do të fillojnë nga data 20 eventuallisht më 25 qershor  varësisht kur organet e FFM-së  do të caktojnѱ datën e  fillimit të kampionatit të ri. “Deri atëherë do të konsulidojmë radhët  tona  sa I përket  prurjeve  të reja në ekip” tha  trajneri Osmani I  cili do të drejtoj ekipin edhe në kampionatin 2021/2022.

 

 Gjatë  dy  ditëve  të  fundit  në ekipin e xhepçishtit ka pasur lëvizje  mjfat të rëndësishme, pasi nga  obligimet e  klubit janë liruar Alen Jasharovski, Alush Gavazaj dhe Arben Tafe, ndërkaq nga skuadra ështa larguar njëri  ndër futbollistët më të mirë mbrojtësi Bashkim Velija i  cili tanimë është pjesë ekipit Laçi në Superioren e  Shqipërisë ekip e cila drejtohet nga trajneri Shpëtim Duro.

 

 Drehtuesit e KF Renova nuk kanë ndejtur duarkryq por kanë vazhduar  bashkëpunimin edhe pë një vit me  tre futbollistët standard kapitenin Argjend Gafurin,ndihmësin e tij Burim Sadikin dhe mbrojtësin Xhelil Abdulla./ KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia