Takimet e javës së 30-të fillojnë në orën 16:00
Këtë mesjavë në program do të jenë ndeshjet e javës së 30-të, të Ligës së Parë të futbollit vendor. Një ndeshje e rëndësishme e kësaj jave do të luhet në stadiumin e qytetit në Tetovë, ku Renova do të përballet me Sileksin. “Bardhëekaltërit” pas tre disfatave radhazi nuk janë në pozitën e dëshirueshme, që do të thotë se takimi me Sileksin ka rëndësi të veçantë. Këtë për Klan Maqedoni e deklaroi kapiteni Fisnik Nuhiu.
“Po shihet se është një kriz e ekipit dhe vjen në ndeshje ku Sileksi, ndeshje shumë e rëndësishme, do të thoja jemi pesë pikë diferencë. Sileksi dhe ne nuk do të lejojmë assesi të humbasim këtë ndeshje. Përkundrazi duhet ta fitojmë që të jemi të sigurt që të largohemi nga vendi i tretë nga fundi, do të thotë të largohemi nga ajo pozitë që rrezikon balotazhin. Do të jetë shumë vështirë, por mendoj se jemi më kualitativ se Sileksi. Mendoj se do të mobilizohemi maksimalisht që të arrijmë fitore, pastaj çdo gjë do të jetë e hapur edhe për pozitat më lartë.” deklaroi Fisnik Nuhiu kapiten i KF Renova.
Bellasica pas fitores të papritur ndaj rivalve lokal Akademija Pandev-it, e motivuar do të mundohet që të befason edhe kampionin në fuqi ekipin e Shkëndijës. Një ndeshje mjaftë tërheqëse do të zhvillohet edhe në stadiumin e Çairit ku Shkupi do të takohet me Akademija Pandevin. Rabotniçki do të përballet me Pobedën, ndërsa Makedonija Gj.P është nikoqire e Vardarit. Të gjitha ndeshjet luhen të mërkurën me fillim në orën16:00.
Java e 30-të , e mërkurë në orën 16:00
Renova – Sileksi
Bellasica – Shkëndija
Shkupi – Akademija Pandev
Makedonija Gj.P – Vardari
Rabotniçki – Pobeda