close
Sport

FUTBOLL: KONFIRMOHEN DISA RASTE ME KORONAVIRUS TEK ARSENALI

258D10BD-C11F-4532-A806-7EDAE86F7629

DËSHTON UDHËTIMI I EKIPIT DREJT AMERIKËS


Te klubi i Arsenalit së fundmit janë paraqitur disa raste pozitive me koronavirus. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi londinez ka bërë të ditur se ka dështuar udhëtimi i tyre drejt Amerikës dhe pjesëmarrja në Florida Cup.

Ky vendim është marrë pasi që te “Topçinjtë” janë paraqitur disa raste pozitive me koronavirus.

Të prekur me koronavirus janë disa anëtarë të stafit, për të cilët klubi i Arsenalit ka njoftuar se janë mirë me shëndet, asimptomatik dhe tashmë në vet-izolim.

Arsenali nuk ka bërë të ditur numrin e të infektuarve dhe emrat e tyre.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia