Futboll: Liga e parë, në program ndeshjet e javës së 12-të

SHKËNDIJA, SHKUPI DHE STRUGA TL SHPRESOJNË NË SUKSESIN E RADHËS

 Pas pauzës 10-të ditore shkaku i obligimeve të reprzentacionit për ndeshjen miqësore me Arabinë Saudite që u zhvillua në Abu Dhabi, të mërkurën vazhdon kampionati i Ligës së Parë sipas orarit të paraparë me ndeshjet e javës së 12-të të sezonit vjeshtor, ku priten disa përballje mjaftë interesante. Të gjitha ndeshjet luhen të mërkurën në orën 14:00.

Një ndeshje mjaftë interesante pritet të zhvillohet në Lagjen “Autokomandë” ku do të përballen ekipi Skopje me skuadrën e Shkëndijës. Vendasit në 10-të ndeshjet e zhvilluara kanë vetëm një fitore dhe dy barazime kundrejt ekipit kuqezi që ka 5 fitore, 4 barazime dhe një humbje. “Kuqezinjtë” deri më tani janë skuadra e vetme që kanë të fituara të gjitha ndeshjet si mysafirë.

 “Kemi mungesa Buba dhe Murati mungojnë përshkak të kartonëve të kuq që morrën në ndeshjen me Rabitniçkin. Do shkojmë atje normalisht për fitore dhe shpresoj që të dalim me tre pikë nga kjo ndeshje.  Për fat të keq kemi lënë 9 pikë brenda, por jashtë kemi arritur rezultate pozitive dhe do të vazhdojmë me rezultate pozitive derisa ta arrijmë objektivin që është vendi i parë”, deklaroi Bruno Dita- futbollist i KF SHkëndija.

Kampioni në fuqi FC Shkupi është nikoqire e Tikveshit, lideri në tabelën e klasifikimit Struga Trim Lum është mysafire e Pobedës në Prilep, Rabotniçki në arenën “Todor Proeski” takohet me Sileksin, ndërsa Makedonija Gj.P është e lirë./KlanMacedonia

Gazetar: Shaban Sinani

Lexo gjithashtu
Total
0
Share