close
Sport

FUTBOLL: MIQËSORJA DRITA – KEK-u PËRFUNDOI ME BARAZIM

F8F4C717-FFB2-4017-B189-8B54FB55DD9D

PJESA PRANVERORE E LIGËS SË DYTË NIS MË 27 SHKURT


Në  kuadër të përgatitjeve për pjesën e dytë të kampionatit në Ligën e dytë, ndeshje kontrolluese zhvilluan Drita e Bogovinës dhe klubi i futbollit KEK-u, anëtare në Ligën e Parë të kampionatit në Kosovë, ndeshje kjo e cila dy skuadrave iu shërbeu për të testuar futbollistët të cilët kanë në disponim, pasi të dyja skuadrat për objektiv kanë ekzistencën në ligat përkatëse.

ARDIAN IMERI – TRAJNER I KF DRITA  

Me përgatitje kemi filluar më 4 janar. Si zakonisht filluam pakë më herët këtë vit shkaku i situatës në klub, jemi me  10 pikë dhe pretendimet kryesore janë që të mbijetojmë në Ligën e dytë Perëndim. Kemi marr  pesë përforcime, katër janë nga  Vardari i Forinës dhe një nga Teteksi. Shpresojmë, shpresojmë se do bëjmë një ekip kompakte dhe do t’ia arrijmë qëllimin  të mbetemi në Ligën e dytë

BLER THAÇi – FUTBOLLIST I  KF KEK-u  

 Pretendimet janë që të arrijmë objektivin të mbetemi në Ligën e Parë. Shpresojë që të bëjmë më të mirën, kemi një grup shumë të mirë, jemi çuna tëri  dhe  disa  me përvojë, ndaj shpresojmë që të bëjmë më të mirën të arrijmë qëllimin të mbetemi në Ligën e parë” tha futbollisti Bler Thaçi.

 

 Ndeshja e zhvilluar  në  stadiumin e Qendrës Sportive  në Tetovë Drita – KEK-u përfundoi me barazim 2-2. Pjesa pranverore e kampionatit në ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut fillon më 27 shkurt. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia