Në kampionati e ri me ambicie të reja
Mexhit Neziri është njëri ndër futbollistët e vetëm nga Maqedonia i cili me sukses luan në kampionatin e Letonisë. Ai nga vera e vitit 2018 është pjesë e nënkampionatit të Letonisë, ‘Ventspils’ me të cilin ka kontratë deri në dhjetor të vitit 2020. Me përfundimin e kampionatit 2018, futbollisti tetovar disa ditë qëndron në vendlindjen e tij në fshatin Miletinë të Tetovës. Neziri për televizionin tonë u shprehë tepër i kënaqur me paraqitjet e tij në kampionatin e Letonisë.
“Kemi pasur gjithësejtë 14-15 ndeshje, ndërsa titullar kam qenë në 8 apo 9 ndeshje nuk mund të them saktë. Në garat evropiane kam luajtur në të gjitha ndeshjet, ndërsa në kampionat kam qenë më pak titullar për arsye se sipas rregullave të atjeshme të drejt loje kanë vetëm pesë lojtar të huaj, ndaj formacioni në çdo ndeshje ka ndryshuar.” -thekson Neziri.
Kampionati letonez VIRSLIGA numëron 8 ekipe që luhet gjatë një vit kalendarik me sistemin katër rrethor apo gjithësejt 28 ndeshje. Kampionati i ri për vitin 2019, do të fillon në javën e fundit të marsit, ndërsa Neziri pret që të ketë paraqitje edhe më të mira nga ai i vitit të kaluar.
“Në kampionatin e ardhshëm shpresoj dhe besoj se do t’ia fillojmë mirë që nga starti dhe në fund të shpallemi kampion. Pra duhet të kemi një angazhim maksimal e të gjithë ekipit dhe me ambicie të lartë, mendoj se ekipi ka kualitet dhe mund të shpallet kampion.”- deklaron Neziri.
Futbollisti 27 vjeçar hapat e para si futbollist i ka filluar në shkollën e futbollit në Teteks, ndërsa ka qenë pjesë e Dritës së Bogovinës, Shkëndijës dhe Renovës. Ai në kampionatin 2015/2016 ishte pjesë e ekipit Dacia në Moldavi. /Shaban Sinani/