close

FUTBOLL: PAGAT MARRAMENDËSE TË FUTBOLLISTËVE

Lionel Messi ka pagë javore bruto prej 900 000 funte


Kohëve të fundit për transferimet e futbollistëve sidomos në klubet e mëdha ndajnë shuma marramendëse të parave dhe kjo duket sikur klubet bëjnë gara mes veti kush do të harxhon më tepër. Kjo dëshmon se investimet marramendëse e bëjnë futbollin një biznes të rangut të lartë.

Lionel Messi ka pagë javore bruto prej 900 000 funte. Llogaritur pagën vjetore bruto i bie që Barcelona për Messin shpenzon 48 600 000 funte apo më shumë se 52 milionë euro.

I dyti në listë është futbollisti i Juventusit, Cristiano Ronaldo i cili fiton bruto 850 000 funte apo 45 900 000 funte apo mbi 49 milionë euro. I treti në listë është Antoine Griezmann i cili kishte një pagë prej 725 000 funte bruto në Atletico.

Katalanasit do të shpenzojnë në vit për Griezmann 39 milionë funte, apo mbi 42 milionë euro. Neymar ka pagë javore 675 mijë funte në javë, një pagë vjetore prej më shumë se 36 milionë funte në javë apo mbi 39 milionë euro.

Pagë të majme javore kanë edhe Luis Suarez i Barcelonës me pagë vjetore mbi 36 milionë euro. Gareth Bale i Real Madridit, rreth 35 milionë euro. Sanchez me mbi 29 milionë euro, kurse Coutinho me 29 milionë euro pagë vjetore. /Agjencitë/