close

FUTBOLL: PËRFUNDOI KAMPIONATI I HOLANDËS

Ajax i Amsterdamit pasi që fitoi Kupën e Holandës ditë më parë, mbrëmë ekipi i Erik Ten Hag, pas fitores në transfertë ndaj De Graafschap me shifrat 4-1, e mbylli në mënyrën më të mirë një sezon të jashtëzakonshëm duke e fituar për të 34-n herë titullin kampion i Holandës.

Ndërkohë, PSV fitoi 3-1 ndaj Heracles duke përmbysur shifrat, por mbeti 3 pikë pas Ajax në renditje. Ajax mbyll në mënyrë perfekte një sezon fantastik në të cilin arriti 28 fitore në 34 javë dhe grumbulloi 86 pikë, madje rikuperoi 5 pikë disavantazh ndaj PSV-së në javët e fundit të kampionatit. /Agjencitë/