close

FUTBOLL: PËRFUNDOI KAMPIONATI NË LIGËN E PARË

Mësohen ekipet që do të përfaqësohen në Evropë


Me ndeshjet e javës së 36-të edhe zyrtarisht është mbyllur edicioni 2018/2019 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, me ç’rast edhe zyrtarisht u mësuan gjitha të panjohurat sa i përket ekipeve që do të përfaqësojnë vendin në garat evropiane, por edhe ekipi që do të luajë në barazh për të siguruar mbijetesën. Shkëndija e përfunoi kampionatin si kampion duke grumbulluar 79 pikë apo 15 pikë më tepër se Vardari që është në pozitën e dytë. Ekipi menjëherë pas ndeshjes me Renovën është në pushim të merituar.

Shkëndija nga dita e sotme praktikisht është në pushim deri më 7 qershor, kur edhe do të fillojmë përgatitjet në Tetovë. Më 17 qershor do të jemi në Slloveni ku planiofikojmë të luajmë katër ndeshje miqësore me qëllim që sa më të përgatitur ta presim Europën” deklaroi Qatip Osmani trajner i ekipit kampion.

Ndeshja e fundit kampionale ishte shumë domethënëse për Renovën pas me fitore siguroi pozitën e pestë, por kapiteni i ekipit Fisnik Nuhiu përfundimsht i tha lamtumirë futbollit aktiv.

Emocionet e mia i patë edhe vetë, do të thotë se vërtet janë emocione shumë të mëdhaja që ndonjëherë njeriu s’mund t’i kontrolloj, por kjo duheshte të ndodhka për të mbaruar me futbollin dhe futbollist shumë më të mëdhenj se Fisnik Nuhiu”, deklaroi Fisnik Nuhiu kapiten i Renovës

Fitorja infarkt e FC Shkupit ndaj Rabotniçkit ju siguroi atyre një vend për në Liga Europa, ndërsa skuadra e dytë që do na prezantojë në Liga Europa, është Makedonija GJ.P.  Sileksi edhe përkundër fitores së sotme ndaj Bellasicës nuk mundi t’i shpëtojë balotazhit, aty ku do të pret fituesin nga përballja midis skuadrave nga liga e dytë, Tikveshi-Labunishta, ndërkohë nga sezoni i ardhshëm në Ligën e Dytë do të luajnë Bellasica dhe Pobeda. /Shaban Sinani/