close

FUTBOLL: POBEDA HUMB SHANSIN E FUNDIT

Ndeshja e mbetur Pobeda –Akademija Pandev 1-3


Në Turnovë është zhvilluuar ndeshja e mbetur nga java e 24-të në Ligën e Parë të futbollit mes Pobedës së Prilepit dhe Akademija Pandevit që përfundoi me fitoren e strumicasve me rezultatin 1-3. Më tre pikët e fituara skuadra e Akademija Pandev përforcon pozitën e tretë në renditjen tabelare tani me 53 pikë, pesë më pak se Vardari që është në vendin e dytë, por 11 më tepr se Shkupi që mbanë pozitën e katërt.

Ndërkaq skuadra e Pobedës me ketë disfatë edhe matematikisht nuk ka asnjë shansë për të mbetur pjesë e Ligës së Parë, pasi ka vetëm 23 pikë, ndërsa kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të kampionatit. Java e 32-të e kampionatit në Ligën e Parë zhvillohet të shtunën me fillim në orën 16:00 dhe takohen;  Renova – Pobeda, Rabotniçki – Shkëndija, Shkupi – Vardari, Bellasica – Makedonija Gj.P dhe Sileski – Akademija Pandev.  /Shaban Sinani/