close

FUTBOLL: PRISHTINA ZHGËNJEU NË NDESHJEN E PARË

Përfaqësuesja e Kosovës klubi i futbollit Prishtina, në sfidën e parë paraeliminatore të Ligës së Europës, zhgënjeu përballë skuadrës St. Joseph nga Gjibraltari, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”. Të besuarit e trajnerit Mirel Josës arritën të kalojnë të parët në epërsi, duke zhbllokuar sfidën në minutën e 28’ me golin e Armend Dallkut nga penaltia, por gëzimi i vendasve zgjati vetëm 3 minuta kur sulmuesi Juanfri, mposhti rrjetën e portës së Visar Bekajt, duke barazuar rezulatin në 1-1, ndërsa ky rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Natyrisht që ky barazim ishte zhgënjyes për Prishtinën, që shihej dukshëm favorite në këtë takim, por tashmë Prishtina do të tenton që në ndeshjen kthyese më 2 korrik në Gjibraltar të tentojnë kualifikimin për në eliminatoret e Europa Leagues.

Ndërsa po në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, sonte zhvillohet finalja e vogël për kualifikimin në eliminatoret e Ligës së Kampionëve mes Feropnikeli dhe Santa Colomaqë fillon në orën 20:45. /Agjencitë/