close
Sport

FUTBOLL: PUBLIKOHEN EMRAT E REFERËVE PËR JAVËN E 20-TË 

Referattttt

Derbi Renova – Vardari i është besuar Stavrevit


Komisioni për delegimin e gjyqtarëve në kuadër të FFM-së, ka publikuar emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësi në pesë takimet e javës së 20-të në Ligën e Parë të futbollit vendor. Derbi në Tetovë mes Renovës dhe Vardarit i është besuar Aleksandar Staverit dhe ndihmësit e tij Marjan Kirovskin dhe Dejan Kostadino. Referi katër është caktuar Daniel Vasilevski, ndërsa referët shtes janë Vllaho Kostatin dhe Marjan Mladenovski

Takimin në Gjorçe Petrov mes Makedonija Gj.P dhe Shkëndijës do ta drejtoj Marjan Eckovski nga Ohëri me ndihmësit Laze Çakarski dhe Aco Macevski, ndërsa në Çair drejtësinë do të ndaj Josip Barton me ndihmësit Kushtrim Lika dhe Zoran Jankullovski.

Derbin lokal mes Bellasicës dhe Akademija Pandevit, drejtësinë do ta ndaj Dimitar Meçkarovski me ndihmësit Dejan Nedelkovski dhe Goce Petrevski.  Në arena “Filipi Dytë” në Shkup takimin mes Rabotniçkit dhe Sileksit do ta drejtojë Zoranço Temelkov me ndihmësit Zlate Lozanovski dhe Petar Stepanovski. Të gjitha ndeshjet e javës së 20-të zhivllohen të dielën me fillim në orën 14:00. /Shaban Sinani/

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia