close

FUTBOLL: RYAN SHAWCROSS THYEN KËMBËN

Futbollisti 31 vjeçar i repartit të mbrojtjes në ekipin Stoke City, Ryan Shawcross, theu këmbën në ndeshjen miqësore ndaj Leicester, pas njëndërhyrje që në fakt nuk pati kontakt me kundërshtarin, por e zuri keq këmbën në rrëshqitje e sipër.

Koha e rikuperimit të 31-vjeçarit mendohet të jetë më shumë se një vit dhe karriera e tij si futbollist është në pikëpyetje, për shkak të moshës.

Pamje të trishta dhe të rënda për t’u parë, por tifozët e Arsenalit kanë kaluar në një tjetër nivel, e qujtën “karma” këtë ngjarje, duke i kujtuar mbrojtësit ndërhyrjen e tij të vitit 2010, që i shkaktoi thyerjen e dy kockave të këmbës së Aaron Ramsey, i cili qëndroi një vit jashtë fushës së blertë. /Agjencitë/