close

FUTBOLL: SHKËNDIJA FITON KONTROLLUESEN ME OLIMPIJËN

Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll Shkëndija mund 1:0 Olimpijën e Lubljanës në kontrolluesen e parë në Slloveni. Autor i golit të vetëm ishte Enur Totre në minutën e 5 –të. Pas pauzës 7 mujore në formacionin e Shkëndijës në pjesën e dytë u paraqit në fushë edhe sulmuesi Besart Ibraimi dhe portieri Kostadin Zahov. Gjithashtu në këtë ndeshje ka debutuara edhe Zeni Husmani i cili  tanimë ka fituar të drejtën që të luaj për kuqezinjt tetovar, si dhe prurja e vetme deri në këto momente Mexhit Neziri.

Ndeshjen e dytë në kuadër të përgatitjeve në Slloveni, Shkëndija do ta zhvillojë me 23 qershor kundër skuadrës së FC Fastav Zlin nga Republika Çeke.

Kuqezinjtë tetovarë në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve janë mysafir kualifikues që do të përballen me skuadrën estoneze Nome Kaljun në turin e parë, atëherë në raundin e dytë do të përballen me skaudrën fituese të duelit Seltik-Sarajevo. /Shaban Sinani/

 

 

 

 

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!