close

FUTBOLL: SHKËNDIJA HUMB KONTROLLUESEN E DYTË

Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkëndija në kuadër të ndeshjeve përgatitore për eliminatoret në Ligën e Kampionëve, mbrëmë në Seeboden të Austrisë, ka pësuar disfatë minimale 0:1 nga skuadra Fastav Zlin nga Çekia. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Pavel Vyhnal në minutën e 15-të të lojës.

Kjo ndeshje edhe njëherë i shërbeu trajnerit Qatip Osmani që në formacion gjatë 90 minutave të inkuadroj të gjithë futbollistët që i ka dispozicion. Si do që të jetë përgatitjet në Kranjska Gora të Sllovenisë vazhdojnë sipas plan programit të stafit teknik që drejtohet nga trajneri përgjegjës Qatip Osmani.

Rikujtojmë në ndeshjen e saj të parë kontrolluese, skuadra e Shkëndijës me rezultatin minimal 1:0 mundi skuadrën sllovene të Olimpija, ndërkohë ndeshjen e radhës “kuqezinjtë” do ta zhvillojnë më 27 qershor kundër skuadrës sllovake të MSK Zilina.

Shkëndija në Kranjska Gora do të qëndroj deri më 2 korrik dhe më pas fazën tjetër do ta zhvilloj në terrenet e vendit deri në ndeshjen eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës estoneze Nõmme Kalju. /Shaban Sinani/