close

FUTBOLL: SHKËNDIJA MBAN EPËRSINË E TETË PIKËVE

Akademija Pandev hyjnë në garë për titull


Dy fitore të skuadrave vendase, dy barazime dhe një fitore e ekipit mysafir me gjithësejt 12 gola, dhe një karton të kuq ishte epilogu i ndeshjeve të javës së 20-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Lideri në renditjen e tabelës Shkëndija vazhdon të ruaj distancën prej 8 pikëve, tashë ndaj Akademija Pandevit që është ngjitë në pozitën e dytë në tabelë. Por barazimi me Makedonija Gj.P paraqet një rezultat zhgënjyes për kuqezit duke pasur parasysh cilësinë e skuadrës.

Trajneri Osmani pas ndeshjes ka deklaruar se ky rezultat nuk është edhe aq i keq sigurisht duke menduar se kanë luajtur në transfertë. Ndërsa tani konkurrentë për titullin e kampionit krahas Vardarit është edhe Akademija Pandev.

“Megjithatë edhe kështu nuk është keq, pasi kampionati është i gjatë dhe para vetes kemi edhe shumë ndeshje. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse përveç Vardarit tashmë konkurrent kemi edhe Akademia Pandevin që tregon paraqitje të mira. Kështu që mendoj se konkurrent i Shkëndijës nuk është vetëm Vardari”, -deklaroi Qatip Osmani – Trajner i KF Shkëndija.

Sa i përket rezultateve tjera lirisht mund të thuhet se zhgënjyese ishte loja e dobët e Vardarit në takimin me Renovën, por edhe barazimi i Rabotniçkit me Sileksin. Në javën e 21-të që zhvillohet më 3 mars takohen: Shkëndija – Bellasica, Sileksi – Renova, Akademija Pandev – Shkupi, Vardari – Makedonia Gj.P dhe Pobeda Rabotniçki. /Shaban Sinani/