close

FUTBOLL: SHKËNDIJA MË 23 KORRIK  KUNDËR DUDELANZH

Liga e Kampionëve ka mbyllur turin e parë dhe tashmë gjithçka do të vazhdojë me turin e dytë, por në Ligën Europa. Kampioni i Maqedonisë së Veriut Shkëndija dhe Feronikeli kampion i Kosovës përkundër suksesve në ndeshjet e para në transfertë kundër Nomme Kalju gjegjësisht TNS-së pësuan në ndeshjet kthyese në cilësinë e vendasit duke zhgënjyer përkrahësit e tyre, ndërsa kampioni iShqipërisë Partizani u eliminua nga Qarabagu i Azerbejxhanit pas barazimit në “Elbasan Arena”, ekipi në ndeshjen kthyese pësoi disfatë 0-2.

Tre skuadrat aventurën e vetë e  vazhdojnë në Europa Ligë. Kështuqë Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës në kuadër të raundit të dytë në Liga Europa më 23 korrik (të martën) do të përballlen me kampionin e Luksemburgut, F91 Dudelanzh. Kampioni i Kosovës Feronikeli do të takohet me ekipin Sllovan Bratislava. Ndeshja e parë zhvillohet më 25 korrik në Bratisllavë, ndërsa ajo e kthimit më 1 gusht në “Fadil Vokrri”, ndërsa Partizani i Tiranës do të ketë përballë ekipin e Sherifit të Tiraspolit. /Shaban Sinani/

 

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!