close

FUTBOLL: SHKËNDIJA MPOSHT ZILINAN

Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll Shkëndija pas fitores kundër Olimpijës dhe disfatës ndaj çekëve të Zlin, në testin e tretë të fazës përgatitore shënoi fitoren e dytë kësaj radhe kundër ekipit sllovak, MSK Zilina me rezultatin 1-0 me golin që e shënoi Besart Ibraimi në minutën e 38 të pjesës së parë pas një aksioni të mirë që u konkretizua me gol.

Forma e kuqezinjëve shkon në ngritje nga ndeshja në ndeshje dhe të përzgjedhurit e trajnerit Qatip Osmani këtë e dëshmuan në takimin e djeshëm testues, i treti gjatë fazës përgatitore që vijon në Kranjska Gora të Sllovenisë. Trajneri Osmani edhe në këtë ndeshje gjatë 90 minutave në lojë inkuadroi të gjithë futbollistët që ka në disponim, ndërsa për herë të parë pas rikthimit nga lëndimi, titullar ishte Besart Ibraimi.

Shkëndija do të vijojë përgatitjet në Kranjska Gora sipa plan programit të paraparë, ndërsa më 1 korrik do të zhvillohet ndeshja e katërt dhe e fundit në këto përgatitje. Ekipi më 2 korrik kthehet në vend ku do të vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parë eliminatore të Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet kundër estonezeve të Nomme Kalju në Talin më 9 korrik. /Shaban Sinani/

 

 

 

 

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!