close

FUTBOLL: SHKËNDIJA –SHKUPI KRYENDESHJE E JAVËS SË 31-të

Të gjitha ndeshjet luhen të shtunën në ora 16:00


Kampionati në Ligën e Parë të futbollit vendor vazhdon të shtunën me ndeshjet e xhiros së 31-të. Kryendeshja e kësaj jave do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë, mes kampionit në fuqi ekipit Shkëndija dhe skuadra nga Çairi, FC Shkupi. Për “kuqezinjtë” tetovar ndeshja në fjalë duhet të dëshmon se disfata e së mërkurës nga Bellasica në Strumicë, ishte vetëm një ditë e dobët për ekipin kampion. Në pritje të ndeshjes kundër Shkupit, futbollisti i repartit të mbrojtjes Gledi Mici ekskluzivisht për Klan Maqedoni deklaroi:

Së pari dua të ndalem pak tek ndeshja që u zhvillua. Nuk besoj se ka ndonjë gjë për t’u shqetësuar pasi ne provuam disa lojtar që nuk kishin shumë minuta dhe është mëse normale që edhe nuk e fituam ndeshjen, pasi avanztazhi prej 12  pikësh na lejoi të bënim këtë ndeshje. Te ndeshja e radhës me Shkupin është ndeshja më e rëndësishme e sezonit pasi na duhen tre pikët dhe ta vrasim kampionatin e të vazhdojmë të qetë rrugën tonë.” -tha Gledi Mici-Futbollist i KF Shkëndija.

Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj ndeshje për dy skuadrat,  futbollistit Gledi Mici apelon që këtë ndeshje ta përcjellin një numër sa më i madh i tifozëve.

Unë gjitmonë e kam thënë që futbolli luhet për tifozët dhe shpresojë që ata të jenë sa më të shumtë ta shijojnë këtë ndeshje dhe ne të bëjmë një ndeshje dinjitoze dhe ta fitojmë.”-deklaroi Gledi Mici-Futbollist i KF Shkëndija.

Në ndeshjet tjera të kësaj jave takohen: Makedonija Gj.P – Renova, Akademija Pandev–Rabotniçki, Vardari–Bellasica dhe Pobeda–Sileksi. Të gjithë ndeshjet e javës së 31, do të zhvillohen të shtunën në ora 16:00. /Shaban Sinani/

 

Java e  31-të, takohen:

Shkëndija               –   Shkupi

Makedonija Gj.P    –   Renova

Akademija Pandev –   Rabotniçki

Vardari                   –   Bellasica

Pobeda                  –   Sileksi