Futboll: Tikveshi fitore të sigurt kundër Shkupit 3-1

KAMERUNASI ANAEL BARGA NGOBA SHËNOI HAT TRIK

Në ndeshjen e mbetur nga java e pare e sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit vendor, sot pas dite në stadiumin e qytetit në Kavadar, Tikveshi shënoi fitoren e dytë kampionale, duke e mundur kampionin në fuqi të vendit ekipin e Shkupit me rezultat të lartë 3-1

Autor të golave për vendasit ishte kamerunasi Anael Barga Ngoba i cili shënoi hat trik, ndërsa golin e nderit për Shkupin e shënoi Renaldo Cefas

Ndeshja gjatë 90-të minutave ishte ishte mjaftë e ashpër për çka referi ka  ndajtë 12 kartonë verdh dhe një të kuq

Pas kësaj fitoreje të sotme, ekipi i Tikveshit ka dy fitore një barazim dhe tre  humbje dhe me 7 pikë është pozitë shtatë. Ndërsa  ekipi i Shkupit  nga  pesë ndeshje ka dy fitore, një barazim dhe  dy humbje me  7 pikë aktualisht është pozitën e gjashtë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share