close

FUTBOLL: VARDARI FITON DERBIN NË TETOVË

Pas katër xhirove të zhvillura në kampionatin e ri të Ligës së Parë, skuadra e Renovës në përballje me ekipin e Vardarit pësoi disfatën e parë në cilësinë e vendasit. Në një lojë të barabartë dhe me raste nga të dyja palët falë golit të Xhemal Ibishit, skuadra mysafire arkëtoi tri pikë të mëdha. E veçanta e kësaj ndeshje ishte se në formacionin e parë të skuadrës vendase debutoi Alban Taipi me moshën 16 vjet 2 muaj e 11 ditë me çka bëhet futbollisti i dytë më i ri pas Elif Elmazit në historinë e futbollit në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut.

Normalisht jam i lumtur për debutimin, por jo edhe me rezultatin sepse merituam më shumë edhe në fund nuk patëm as edhe fat dhe tri pikët nuk mbetën tek ne. Unë gjithmonë do të japi maksimumin në stërvitje dhe gjithmonë do pres shansin tim për të dhënë maksimumin në çdo ndeshje” deklaroi Alban Taipi futbollist i KF Renova.

Autori i golit Xhemal Ibishi për Klan Maqedoni u shprehë tepër i kënaqur pasiqë goli i tij vendosi derbin e javës së katërt.

Jam shumë i kënaqur, po nuk e prisja bashqë të vijë topi i parë te unë dhe goli. Por me vetëbesim mund të arrijë gjithçka dhe kjo kushton shumë për klubin tim gjithësesi edhe për mua për klubin dhe për të gjithë. Është një fitore e madhe pasi Renova është një klub që çdoherë kemi pasur probleme . Shpresojmë që të vazhdojmë mëtutje mirë e më mirë” deklaroi Xhemal Ibishi autor i golit për Vardarin.

Pas kompletimit të javës së katërt tabelën e kryeson Akademija Pandev me 10 pikë para Makedonija Gj.P që ka 8, pasojnë Renova, Struga Trim Lum dhe Vardari me nga 7, ndërsa Shkëndija është e fundit me vetëm 1 pikë. Për shkak të obligimeve të reprezentacionit për ndeshjet kualifikuese për “Euro 2020”, kundër Izraelit dhe Letonisë, java e pestë do të zhvillohet më 14 shtator me fillim në orën 15:30. /Shaban Sinani/