Vetëm disa ditë nga fillimi i kampionatit të ri të futbollit në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, kampioni në fuqi ekipi i Shkëndijës mbetet pa njërin nga shtyllat e repartit të mbrotjes Visar Musliun i cili karrierën e tij do ta vazhdon tek hungarezët e MOL Vidi.
Në faqen zyrtare të ekipit kuqezi thuhet se Shkëndija dhe MOL Fehervar FC kanë arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit Visar Musliu në radhët e kampionëve të Hungarisë. 24 vjeçari do të firmosë kontratë me MOL Fehervar FC, ndërsa hungarezët në llogari të Shkëndijës do të paguajnë dëmshpërblim për blerjen e kartonit të futbollistit një vit para skadimit të kontratës së tij me kuqezinjtë”.
Visar Musliu me Shkëndijën ka fituar 3 trofe, 2 tituj të kampionait dhe 1 Kupë. Ka zhvilluar 62 paraqitje zyrtare prej të cilave 43 ndeshje kampionale, 7 në Kupë dhe 12 në Europë, duke shënuar 9 gola. /Shaban Sinani/