Futbollistët e KF “Shkëndija” për Botërorin “Qatar 2022” (VIDEO)

Ekipi i Mundo Klan ka asistuar gjatë një séance stërvitore të KF “Shkëndisë” në Tetovë. Përvec prononcimive për ndeshjen e radhës në kampionatin e Ligës së Parë, futbollistët janë prononcuar edhe për zhvillimet në Kampionatin botëror të futbollit.

“Për organizimin duhet të japi një kompliment për Katarin. Vërtet super diçka e bëme. Mos e zgjati shumë e shumë, shkurt me thënë e këndëshme super. Për lojërat nëse flasim pë ekipet apo seleksionet që janë krejt, si çdo here në futboll është e mundëshme befasia si e pam Argjentina që humbi lojën e parë. Që do të thotë një shembull për krejt se futbolli sot është shumë i çuditshëm. Le ta dine krejt se çdo kush sot luan futboll. Nuk luan veç emri por luan angazhimi, disiplina dhe vullneti për ekipin apo kombëtaren…Unë, tifo! Normal se s’bëjë tifo se nuk e kemi aty Kosovën ose Shqipërinë. Për kë shkak them se kush është ma i miri le të fitoje. Po pa marrë para sysh, tash jam nga Arabia që e fitoj Argjentinën . Spontanisht  anoj për Arabinë…Favoritët për mua kanë qenë çdo herë Argjentina, Brazili,Portugalia, Gjermania, por në futboll ka gjithmon befasi por pa marrë para sysh mendoj për Barazilim me Argjentinën”, deklaroi Drejtori Sportiv Harun Isa.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Sa i përket organizimit për kualifikimin në botërorë. Normalisht një organizim i madh shihen edhe terren që i kanë bërë, tifozët me respektin që kanë që i shohim  për kulturën që kanë duke i pastruar tribunat. Mendoj se është një gjë që duhet të vlerësohet në aspekt pozitiv. Sa i përket ndeshejve të para me të vërtet jam i  habitur pasi Arabia Saudite e mundi Argjentinën dhe kjo është ajo që më habitë pasi që janë ekipe favorite dhe ngas ato pres më shumë që të dalin fitues dhe ti shohë edhe më lartë në gjysmëfinale ose finale… Më shumë jam për Brazilin dhe Spanjën… Me të vërtet ka përfaqësuese shumë të mira  që  janë favorite. Mendoj se kanë motiv që të arrinë deri atje ku duhet në gjysmëfinale apo finale. Për mua favoritët janë tregova Brazili, Spanja, Portugalia”, deklaroi futbollisti Egzon Bejtullai.

“Është një kampionat botërorë shumë i çuditshëm këtë vit pasi ndodh në muajin nëntor që asnjëherë nuk ka ndodh më pare. Organizimi i Katarit është super por ka edhe shumë surpriza, siç ka ndodhur me Argjentinën dhe Gjermaninë… Unë personalisht për Gjermaninë që më zhgënjeu dje… Për mendimin tim favorite kryesore janë Brazili dhe Franca dhe më pas  Portugalia dhe Anglia”, u shpreh Klisman CAke, futbollist i Shkëndijës.

“Së pari për organizimin nuk kam çka të them pasi mendoj se çdo gjë është në nivelin e duhur dhe ashu siç i shikojmë ndeshjet  shohim se nuk ka ndonjë problem. Ndeshjet nisin dhe përfundojnë ashtu siç duhet. Me atë që duhet të theme se ka shumë ndeshje si Gjermania – Japonia ku fituan japonezët, Argjentina humbi me Arabinë Saudite kjo dëshmon se kampionati botërorë do të jetë  kampionat paparashikueshëm dhe do të shohim edhe  shumë ndeshje të mira Por duhet të shohim Brazilin dhe Portugalinë nuk duhet të themi se kush pretendon për kampion (titull)… Unë jam fans i Gjermanisë, por asesi reprezentacioni i ripërtrirë num do të mundja ti rendisë në mesin e tre dhe katër ekipeve pa marr para sysh se është Gjermania dhe gjithësesi se do të luan deri në fiund që të bëhet kampoion. Sipas parashikimit dhe  përvojës time modeste i japi një përparësi të vogël Spanjës  se  ka roster të mire të lojtarëve. Ashtu që mendoj se ato do të pretendojnë, Brazili mendoj diçka se seleksionuesi nuk më pëlqen  nga  pikëpamjet e mija por  përpasi të vohgël I japi Spanjës. Ndërsa  Gjermania  sa më larg të shkojë do të jetë  super”, deklaroi portieri Kostadin Zahov.

“Deri më sot ka pasur ndeshje të mira  ku dhe dy befasi ka patur Argjentina që humbi nga Arabia Saudite dhe Gjermania që humbi nga Japonia. Por kjo është e bukura e futbiollit sepse nuk fitojnë gjithmonë më të fortit… Personalisht bëjë tifo për Argjentinën por jam pak i dëshpëruar me at ndeshje. Por besoj se do e kalojnë grupin.. Favoritë për mua janë  Franca  dhe  Spanja”, u shpreh Mevlan Murati.

“Shikuar  nga aspekti ynë nga këtu mendoj se kampionati botërorë është organizuar shkëlqyeshët pa marrë para sysh komentet negative nga mediat europiane. Mendoj se mire është I organizuar dhe deri tanmi shohm shumë futboll kualitativ me disa  befasi. Dhe shpresoj se do të shohim shumë ndeshje cil񤛧sore deri në pjesën e mbetur të kampaionatit… Unë kam një reprezentacion që sipas meje është favorite, ajo është Anglia… Sipas meje mendoj se normalisht Brazili është numër një dhe normalishtë kampioni aktual Franca”, deklaroi Davor Taleski.

“Atë që arrijmë ta shohim mendoj se është duke shkuar mire, është duke u luajtur ndeshje shumë interesante pasi që na tregojnë se favoritët të cilët ishin në letër nuk do ta kenë lehtë. Dhe besoj se siç ka filluar do të ketë befasi gjatë këtij kampionati botërorë… Të them të drejtën fillimish pak bëj tifo për Argjentinën përshkak të Messit . Por ata si e filluan do ta kenë shumë të vështirë ta kalojnë edhe grupin… Mendoj se BRazili, Franca dhe  deri diku Anglia I shohë pak më lafrtë se ekipet tjera”, tha futbollisti Mexhit Neziri./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share