close
Sport

FUTBOLL:VIJOJNË PËRGATITJET E KUQEZINJVE SIPAS PLANIT

Screenshot_31

DISFATË NË KONTROLLUESEN E DYTË KUNDËR DESNA CHERNIHIV


Klubi I futbollit Shkëndija gjatë përgatitjeve  për pjesën e dytë të kampionatit, Në Antalia të Turqisë kanë zhvilluar edhe  ndeshjen e dytë kontrolluese. Kundërshtari i kuqezinjve ishte skuadra ukrainase Desna Chernihiv. Te skuadra kuqezi gjatë 90 minutave lojë në formacion janë inkuadruar pjesa më e madhe e lojtarëve që janë në disponim të trajnerit Ernest Gjoka ndeshja ka përfunduar me  fitoren e ukrainasve  1:3. Autor i golit  për Shkëndijën ishte Bruno Dita  në  fillim të pjesës së dytë.  Në këtë ndeshje  ekipi kuqezi  ndeshjen e  ka filluar me këtë formacion: Zahov, Murati, Neziri, Bejtullai (c), Paviç, Alimi, Dita, Zejnullai, Nafiu, Doriev, Ibraimi. Në pjesën e dytë janëinkuadruar edhe Qaka, Hebaj, Elezi, Luma, Ramadani dhe Merxhani.

Shkëndija  vazhdon përgatitjet  në Antalia  sipas  palimdit  ndërsa ndeshja e  radhës kontrolluese  është ajo kundër Kaysar nga Kazakistan më 3 shkurt dhe Dinamo Kyiv nga Ukraina e paraparë për datën 7 shkurt. Ndërkaq  ekipi  në vend  kthehet  më 8 shkurt. Pjesa e dytë e kampionatit  nisë më 14  shkurt, nmdërsa  tetovarët janë mysafirë të Sileksit. KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia