Në fazën tjetër Maqedonia udhëton në Ukrainë
Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsall pas fitores kundër Shqipërisë 3-2, në ndeshjen e fundit kundër Shqipërisë e siguroi vendin e parë në fazën e parakualifikimit për kualifikim në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Lituani në vitin 2020. Maqedonia në raundin tjetër që do të zhvillohet në Ukrainë do të përballet me Ukrainën, Slloveninë dhe Kosovën.
Nga ana tjetër përfaqësuesja e Shqipërisë edhe pse pësoi disfatë në përballjen me Maqedoninë ka siguruar kualifikim për fazën tjetër eliminatore. Shqipëria do të përballen me Rumaninë, Kazakistanin dhe Bjellrusinë. Ndeshjet do të zhvillohen në Rumani nga data 22-27 tetor 2019.
Sa i përket ndeshjes së mbrëmshme Maqedoni-Shqipëri që përfundoi me rezultatin e ngusht 3-2, duhet theksuar se në pjesën e parë kombëtarja shqiptare ishte në epërsi 2-1 me golat që i shënuan Rexhepaj dhe Alimi, por në pjesën e dytë futbollistë vendas ishin më me fat dhe arritën të shënojnë dy gola për fitoren 3-2. Autor të golave për Maqedoninë ishin Ziberi 2 gola dhe Ismaili një. Duhet të theksojmë se në pjesën e parë pas një ndërhyrje të palejusehme Erkan Seferi i Maqedonisë u ndëshkua me karton të kuq. /Shaban Sinani/