Futsall Shkupi e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën europiane. Skuadra nga Çairi mbrëmë në palestrën “Kale” mundi kampionët e Uellsit, Kardif University, me rezultatin 5:0.
Futsall Shkupi i përkrahur nga ana e tifo grupit “Shvercerat” të cilët krijuan një atmosferë të paparë dominuan gjatë gjithë ndeshjes dhe si reuzltat i gjithë kësaj erdhi fitorja e thellë me 5 gola epërsi. Autor të golava ishin Ismet Ceka 2 gola dhe nga një Ferid Agushi, Aleksandar Gligorov dhe Nikolla Dimovski.
Me këtë fitore Futsal Shkupi merr kryesimin në grupin paraeliminator “B” të Ligës së Kampionëve, duke lënë pas vetes skuadrën letoneze të Lokomotiva Duagavpils, që në takimin e parë mundi ekipin e Encamp-it nga Andorra me rezultatin 7:3.
Garat sot vazdojnë me ndeshjet e dyta ku do të përballen: Lokomotiva Duagavpils – Kardiff në orën 17:00 dhe Futsall Shkupi – Encampi në orën 20:00. /Shaban Sinani/