close

FUTSALL: SHKUPI SËRISH KAMPION I MAQEDONISË SË VERIUT

Në xhiron e 23-të Velesi – Shkupi 3-4


Skuadra e futsallit, Shkupi me fitoren kundër Velesit me rezultatin 4-3, në kuadër të javës së 23-të të kampionatit në Ligën e Parë të futsallit edhe zyrtarisht ka siguruar titullin kampion i Maqedonisë së Veriut për kampionatin 2018/2019. Për ekipin nga Shkupi kjo ishte fitorja e 22 nga gjithsej 23 përballje këtë edicon në Ligën e Parë të Futsalit, ishin Rexhep Sulejmani dhe Berat Ramadani që shënuan nga dy gola.

Për ekipin e Shkupit ishte kjo fitorja e dytë në përballjet direkte ndaj Velesit, pas asaj fitore në Çair 7:6. Dy fitore në ndeshjet e “play-off” Futsall Shkupi ka regjistruar edhe ndaj Astbos 2:0 dhe 8:2 dhe një ndaj Zhelezarecit me rezultatin 6:4. Pas 23 xhirove, Futsall Shkupi ka tubuar 66 pikë, duke lënë pas vetes Velesin me 54 pikë. /Shaban Sinani/