close

FUTSALL: SOT MAQEDONI-SHQIPËRI

Ndeshja vendos fituesin e grupit


Sot në sallën e vogël në Qendrën Sportive “Jane Sandanski” në Shkup do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të turneut parakualifikues për kualifikim në botërorin e futsallit “Lituani 2020”. Në orën 20:00 do të përballen dy përfaqësueset që tani më kanë siguruar kualifikim për raundin tjetër, Maqedonia kundër Shqipërisë. Zëvendës-seleksionuesi Gazmend Hiseini theksoi se kjo ndeshje do të shërbej që dy ekipet të dëshmojnë cilësitë e veta pasi kanë siguruar kualifikimin.

“Pikërisht ajo është ndeshja vendimtare ditën e diel. Sipas të gjitha gjasave ne me Shqipërinë vendosim se kush do të jetë në vendin e parë. Por të dyja do të kualifikohen për mëtutje”- deklaron Gazmend Hiseini – Ndihmës-seleksionues i Maqedonisë.

Në ekipin e kombëtares shqiptare është edhe futbollisti nga Shkupi Ylber Alili i cili për ndeshjen e sotme shprehet tepër i emocionauar, por shpreson në fitore.

“E dimë që emocionet do të jenë shumë të mëdhaja pasi që kemi shumë shok në reprezentacionin e Maqedonisë. Shpresojmë që të korrim fitore”-shprehet Ylber Alili – Futbollisti i Shqipërisë.

Sot me fillim në orën 17:30 do të zhvillohet përballja mes Greqisë dhe San Marinos, ndeshje e cila do të vendos për pozitën e tretë, por që do të mbetet vetëm për statistikë. /Shaban Sinani/