close

FUTSALL: SUKSES HISTORIK I EKIPIT FUTSALL SHKUPI

Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futsall “Futsal Shkupi” arriti të dalë fituese e grupit “B” në kuadër të paraeliminatoreve të Ligës së Kampionëve që gjatë fundjavës u zhvillua në palestrën “Kale” në Shkup. Ky sukses i Futsal Shkupi është historik pasi shënoi tri fitore në një konkurrencë me ekipin Lokomotiva nga Letonia, Kardif nga Uellsi dhe Enkampi nga Andora.

Në ndeshjen e tretë që rezultoi të ishte vendimtare për kualifikim në fazën tjetër kualifikuese, Futsall Shkupi mundi kampionin e Letonisë Lokomotiva Daugavpils me rezultatin 3-2 në një ndeshje me kthesa të shumta.

Në fazën e radhës në garat evropiane, Futsall Shkupi do të përballet me kampionin e Armenisë Leo, Omonia nga Qipro dhe kampionët e Kroacisë, Novo Vrijeme skuadër e cila është edhe nikoqire e këtij turneu që do të mbahet ka mesi i tetorit. /Shaban Sinani/