close
Bota

GABON: USHTRIA NIS GRUSHT-SHTET

1CEB1EF1-596E-4794-998E-178089CF74DB_cx0_cy5_cw0_w1023_r1_s

Ushtarët në shtetin e Afrikës Perëndimore, Gabon, kanë thënë se kanë nisur një grusht-shtet për të “rikthyer demokracinë”. Ata kanë fituar kontrollin e radios kombëtare në orët e hershme të mëngjesit, duke lexuar një deklaratë të shkurtër, përmes së cilës kanë njoftuar për “Këshillin Kombëtar të Restaurimit”.

Deri më tani në rrugët e kryeqytetit, Librevill janë parë tanke dhe makina tjera të armatosura. Presidenti i tanishëm, Ali Bongo ka zëvendësuar babain e tij Omar Bongon më 2009. Ai është rizgjedhur president më 2016, në një proces zgjedhor të përcjellur me dhunë dhe akuza për mashtrim. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia