close
Top LajmeVendi

GALOVEJ: TASH PËR TASH S`KA NDRYSHIME NË REGJIMIN E VIZAVE

Screenshot_3

Shembullin e “prespës” ta ndjekin Prishtina e Beogradi


Ambasadori britanik ka instruksione ta nënshkruajë protokollin për aderimin e Maqedonisë në NATO, në një ceremoni që së shpejti do të mbahet në Bruksel, pas çka, në afat prej 20 ditësh dokumenti do të gjendet për ratifikim në Parlamentin e Londrës. Ambasadorja britanike në Shkup Rejçëll Gallovej, në një intervistë më të zgjeruar për Klan M, që e plotë do të emitohet ditën e hënë, thotë se Marrëveshja e Prespës duhet të jetë model për zgjidhjen e kontesteve tjera në Ballkan. Guximin e liderëve të Maqedonisë dhe Greqisë, ambasadorja Gallovej ua rekomandon edhe në rastit e kontestit mes Prishtinës dhe Beogradit.

Fuqitë e mëdha në NATO, sikurse Britania, kanë përfitime nga anëtarësimi i vendeve të vogla të rajonit siç janë Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi, për shkak se në këtë mënyrë Aleanca bëhet më e fuqishme – thotë ambasadorja e Britanisë së Madhe në Shkup, Rejçëll Gallovej.

“Ne ngusht bashkëpunojmë me Maqedoninë në fushën e mbrojtjes, tashmë 20 vite, sikurse kohë më parë në Afganistan, ku bashkërisht ishim pjesë e operacioneve. Kjo është kyçe, të ketë anëtare të ndryshme në NATO, por ushtria të bëhet interoperabile dhe të mund të veprojmë bashkërisht, në mënyrë më efikase t’i përballojmë kërcënimet. Kjo do ta bëjë NATO-n më të fuqishme.” -tha Rejçëll Gallovej – Ambasadore e Britanisë në Shkup.

Lidhur me reformat e brendshme në vend, ambasadorja Gallovej thotë se autoritetet në Londër mbeten të përkushtuar për ndihmë në sektorin juridik, organizatat joqeveritare, arsimin, tregtinë rajonale dhe lirinë e lëvizjes. Kur bëhet fjalë për administratën publike, shembullin që Londra mund ta jep, është se politika shumë pak ka gisht në sektorin publik.

“Bëhet fjalë për profesionalizimin e administratës publike. Kjo duhet të bëhet në të gjitha nivelet. Gjatë punësimeve në administratën publike, kur ndryshohet klasa politike, pas zgjedhjeve, administrata mbetet në vendin e tij. Në sistemin britanik nuk ka ndryshime në administratë kur ndryshohet qeveria. Ka ndryshime vetëm në krye, një tjetër ministër, që mund të sjellë një apo dy këshilltarë të posaçëm. Por, nuk ndryshohen ambasadorët, të punësuarit në ambasada” shprehet Rejçëll Gallovej – Ambasadore e Britanisë në Shkup.

Kur bëhet fjlaë për situatat rajonale, Gallovej ka potencuar guximin e liderëve të Maqedonisë dhe Greqisë, siç thotë, për arritjen e Marrëveshjes së Prespës duke sugjeruar që njëjtë të veprojnë edhe liderët e Prishtinës dhe Beogradit, për shkak se, nevojë për progres kanë njerëzit e dy vendeve.

“Fatkeqësisht dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndaloi muajve të fundit, që sipas nesh është një dëm i madh. Por, para do kohe, kishte lajme pozitive se Kosova paralajmëron formimin e ekipit ndërpartiak negociues, dhe ne i inkurajojmë të gjithë palët të angazhohen plotësisht në dialog, nën udhëheqjen e BE-së.” – deklaroi Rejçëll Gallovej – Ambasadore e Britanisë në Shkup.

Ambasadorja britanike, e cila në Shkup erdhi në korrik të vitit të kaluar, thotë se Londra zyrtare tash për tash nuk planifikon ndryshimin e regjimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë, edhepse kjo çështje, siç tha në intervistën për KLAN M, rishqyrtohet çdo vit. Pas largimit të pritur të Britanisë së Madhe nga BE-ja, sipas saj, nuk priten vështirësi plotësuese gjatë sigurimit të vizave. /Biljana Georgievska/

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia