close

GASHI: “ALTERNATIVA” PËRBALLË SFIDAVE

Ethet e Presidencialeve të 21 prillit po shpërfaqin gjithnjë e më shumë përpjekjet që forca të ndryshme politike të zënë vend në mozaikun e ri politik pa disa problem të mprehta, por me sfida serioze karshi elektoratit për bindjen e të cilit  nuk do të mjaftojmë më fjalët, por – punët! Në Klan Debatin e fundit i ftuar ishte kreu i partisë së sapoformuar Alternativa, si vazhdimësi e njërit krah të Lëvizjes së përçarë Besa, Afrim Gashi, për të diskutuar rreth ngjarjeve në vend.

Iniciativa e Kryeministrit Zoran Zaev që të fillojë bisedimet dhe të marr mendimin e të gjitha subjekteve politike në vend për gjetjen dhe përkahjen e një kandidati konsensual, është vlersuar si hap shumë i rëndësishëm në një vend multietnik, nga ana e Kryetarit të partisë të sapoformuar Alternativa, Afrim Gashi. Me këtë siç shtoi ai është vendosur standard i ri në politikbërjen në vend dhe se kjo është koha e fundit të flasim pa hapur dhe kalkulime.

Fakti që të gjitha partitë shqiptare do të qëndrojnë bashkë edhe me partitë maqedonase, vlerëson Gashi, është moment i ri që do shoqërohet me hezitime. Qytetarët shqiptarë që tahsmë janë mësuar me retorikën e përplasjes “ne” dhe “ata” nuk do ta mirëpresin por se ëhstë detyrë partive politike ta udhëheqim polpullin tonë kah ajo që ëhstë më e mirë për ta.

Gashi duke folur më tej për zgjedhjet e 21 prillit ka folur edhe për retorikën e partisë opozitare VMRO DPMNE, e cila do ti shfrytzon ngjarjet e fundit për të fituar sa më shumë vota, por se në këtë kohë ne vendin tonë, sic thotë ai, nuk guxon të shkohet në retorikën nacionaliste sepse kjo do të thoshte që akoma se kemi marrë nocionin e demokracisë. /Klan Maqedoni/